Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të muajit mars

    Prej nesër (29 mars) fillon pagesa etapore e pensioneve të marsit, të cilat janë më të larta për 1.000 denarë.

    Siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, më shumë se 330 mijë pensionistë do t’i marrin 1000 denarë shtesë me pagesën e pensionit të marsit përmes ndihmës financiare direkte e cila do të paguhet edhe në muajt prill dhe maj.

    Pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet mbrojtje e pensionistëve në kushte rreziku nga Covid-19.

    Marrja e pensioneve nëpër filialet dhe ekspoziturat e bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit: për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 29.03. 2022 (e martë); për pensionet në vlerë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të bëhet më 30.03.2022 (e mërkurë); për pensionet në shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të bëhet më 31.03.2022 (e enjte); kurse për pensionet në vlerë mbi 18.001 denarë, pagesa të bëhet më 01.04.2022 (e premte).

    Pensionistët që përdorin kartela pagesore, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund t’i marrin paratë nga data 29 mars (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

    “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën me dije se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzueve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksionon pa probleme. I bëjmë thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave, sepse pagesa hap pas hapi bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrëmujës në banka dhe mundësive për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, theksojnë nga MPPS.

    Lajmi Paraprak

    Korrupsioni në RMV është i përhapur në shumë fusha, mbetet një çështje shqetësuese

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohen përsëri karburantet në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë