Prej nesër qytetarët mund të martohen edhe te Porta e Maqedonisë!

    Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë njofton opinionin se është arritur marrëveshje ndërinstitucionale me “Muzeu i Luftës për Pavarësinë e Maqedonisë”, për përdorimin e sallës solemne në objektin Porta Maqedonia, me qëllim organizimin e ceremonive të martesës dhe kryerjen e shërbimeve përkatëse të regjistrimit në Librat Amë.

    Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Drejtoria do të ketë të drejtë të shfrytëzojë hapësirën në ditët e enjte, të premte, të shtunë dhe të diel, në orar nga 14:00 deri në 17:30, për realizimin e ceremonive zyrtare të martesës.

    “Ky bashkëpunim hyn në fuqi nga 1 qershori 2025. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke u ofruar atyre mundësinë të realizojnë ceremoninë e martesës në një ambient të veçantë, të denjë dhe të lehtë për t’u mbajtur mend – në zemër të Shkupit”.

    “Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të sjellë shërbime më të afërta, më humane dhe në funksion të jetës reale të qytetarëve”, thonë nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë.

    Lajmi Paraprak

    EShS: deri në vitin 2070, RMV rrezikon të mbetet me vetëm 500 mijë banorë

    Lajmi i rradhës

    NUK KA PLAN B! / Sofja i thotë jo negociatave të reja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë