Prej sot deri më 10 gusht, RMV do të përfshihet në aksionin europian për matjen e shpejtësisë

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Policia e Maqedonisë së Veriut prej sot e deri më 10 gusht do të jetë pjesë e aksionit evropian që ka për qëllim matjen e shpejtësisë së automjeteve. Ky aktivitet do të zhvillohen në mbarë Evropën.

    “Aksionet kontrolluese do të kryhen në territorin e mbarë vendit me qëllim që të zbulohen vozitësit që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara”, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme.

    Ministria e Punëve të Brendshme në RMV, si anëtare e Rrjetit evropian për polici rrugore ROADPOL, kërkoi nga qytetarët që të respektojnë kufizimet, të bëhen më të përgjegjshëm për siguri më të madhe.

    Lajmi Paraprak

    Serbia refuzon hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, reagon Sinani

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë