Qeveria pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe miratoi ndryshimet dhe plotësime të masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së Covid – 19. Përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes janë orët e mbrëmjes mes 1 dhe 2 majit, përkatësisht gjatë kohës së festës së Pashkëve dhe mbrëmjen mes 13 dhe 14 maj gjatë kohës së festës së Fitër Bajramit.
Duke filluar nga sot (28 prill) të gjitha objektet hotelierike mund të punojnë vetëm në pjesët e hapura, përkatësisht në tarracat e objekteve hotelierike edhe atë deri në orën 20:30, pas çka duhet të jenë të mbyllura për vizitorët.
Kompanitë e veprimtarisë hotelierike të regjistruara për festa do të mund ta organizojnë punën vetëm si restorante në ambient të hapur, përkatësisht në tarracat, ndërsa ndalesa për organizimin e dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve dhe të ngjashme mbetet.
Përjashtim prej kësaj janë objektet hotelierike të aeroporteve ndërkombëtare, si dhe objektet për vendosje (hotele, motele, hostele, pansione etj), për personat që janë të vendosura në këto objekte, të cilat do të punojnë si deri më tani.
Në përputhje me rekomandimet e Komisionit, mbetet ndalesa për punë të të gjitha palestrave, klubeve të fitnesit, qendrave sportive dhe sallave të dedikuara për stërvitje në ambient të hapur, ndërsa aktivitetet mund t’i kryejnë në ambient të hapur në përputhje me protokollin adekuat.