Prej sot qytetarët e RMV-së mund t’i marrin letërnjoftimet e reja

    Prej sot, rreth 40 mijë qytetarë do të jenë në gjendje t’i marrin letërnjoftimet e reja, në të cilat do të shkruhet emri i ri – Republika e Maqedonisë së Veriut. Shtypja dhe lëshimi i letërnjoftimeve është zhbllokuar pasi Qeveria e bëri këtë të mundur përmes një akti nënligjor.

    Përndryshe, MPB për dy muaj nuk mund të lëshonte letërnjoftime me emrin e ri të shtetit dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse Ligji për letërnjoftimet ka ngecur në Kuvend, të cilin opozita po e bllokon me mbi 1.500 amendamente.

    Letërnjoftimet e vjetra që nuk kanë skaduar ende do të jenë të vlefshme deri më 12 shkurt të vitit 2024.

    Lajmi Paraprak

    “Open Balkan” mbetet tre me tre!

    Lajmi i rradhës

    Nga 1 shtatori nuk mund të udhëtoni pa Kovid – dokumente

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë