Prej sot transport falas me helikopter për rastet urgjente në RMV

    Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva sot në Manastir promovuan një helikopter me pajisje të re për ndihmë urgjente mjekësore, përcjell Nistori.

    “Po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ “8 Shtatori” do të sigurojë ekip profesional me përvojë për të shoqëruar pacientin. Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbrojtje më të mirë, por edhe transport më të shpejtë të pacientëve drejt institucioneve shëndetësore. Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dha rezultat”, shkruan ministri Mexhiti.

    Ndryshe, një gjuetar në një terren të vështirë u evakua me helikopterin e ndihmës urgjente mjekësore, për shkak se kishte thyerje në këmbën e djathtë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin”

    Lajmi i rradhës

    VRASJA E VANJËS / Spasovski: përgjegjësia i takon prokurorisë dhe gjyqësorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë