Premierë | “Skena nga familja (jo)bashkëkohore” vjen sonte në Teatrin e Tetovës

    Teatri i Tetovës do të shfaqë premierën e dramës “Skena nga familja (jo) bashkëkohore” këtë të shtunë, më 29 nëntor 2025, në ora 19:00. Shfaqja, e cila luhet në gjuhën maqedonase, vjen me adaptim dhe regji të Marjan Georgievskit, ndërsa ekipi realizues përfshin skenografin Vllatko Çaçorovski, kostumografin Blagoj Micevski, videografin Mitko Vangellov dhe dizajnuesin e posterit Ivan Stojanovski, njofton Nistori.

    Në skenë ngjiten aktorët Irena Mirceska, Mia Kantardzieva Petrovska, Marko Bogdanovski dhe Hristijan Pop Simonov, të cilët nëpërmjet katër roleve sjellin një rikthim kritik te koncepti modern i dashurisë dhe familjes në shekullin XXI, një epokë e digjitalizimit, imazheve të stisura në rrjete sociale dhe realiteteve të heshtura jashtë tyre.

    Shfaqja ngrit pyetje të drejtpërdrejta: çfarë mbetet nga dashuria kur vlerat rrëzohen dhe njerëzit shndërrohen në “produkte”? Pse krijohen lidhjet dhe familjet—nga nevoja për afeksion apo nga frika e vetmisë? A është dashuria sot ndjenjë e vërtetë apo thjesht një marrëveshje për të mos parë realitetin?

    Përmes narrativës, drama prek edhe presionin që imponon figura e “njeriut perfekt” dhe momentin kur fasada e tij virtuale fillon të shembet.

    Biletat janë tashmë në shitje në biletarinë e teatrit, me çmim 300 denarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Enigmë gjeopolitike: pse e shohim Serbinë si mikun tonë më të madh dhe Bullgarinë si armikun tonë më të madh?

    Lajmi i rradhës

    Tekstet e historisë në RMV: një narrativë e ngecur dhe me gabime që mbeten pa korrigjuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë