Prenotimet në hotelet e Ohrit dhe Strugës, 30 për qind më të shtrenjta

    Një muaj para mbërritjes së grupeve të para të organizuara të turistëve të huaj në Ohër dhe Strugë, hotelierët dhe gastronomët nga rajoni përballen me probleme serioze. Ato janë çmimet e larta të produkteve ushqimore në treg, të cilat tashmë ndikojnë në rritjen e çmimeve të prenotimeve turistike për këtë verë deri në 30%. Ata thonë se nuk e vërejnë se ka lirime siç i siguron Qeveria.

    „Kërkesa ka, por do të shohim se cili do të jetë realizimi, ky është fundi. Çmimet ende nuk janë stabilizuar dhe kjo ende nuk na mjafton të bëjmë korrigjim në çmimet tona”, tha Ana Jançeva-menaxhere e hotelit.

    “Është e qartë se nuk ka lirim drastik. Nëse ka diku një denarë zbritje, ndërsa ka qenë 10 denarë shtrenjtimi…”, u shpreh Kërste Blazheski – kryetar i Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë.

    Problem shtesë për hotelet më të mëdha në Ohër është se ato janë në tregun e hapur për furnizim me energji elektrike. Për të marrë subvencione nga shteti, shumë prej tyre u detyruan nga kompani të mëdha të bëjnë më shumë të vogla.

    „…Po, thonë ata, janë paraqitur shumë objekte të mëdha, fabrika, hotele, ku ndahen dhe bëhen në subjekte më të vogla që të mund të përdorin energjinë elektrike të subvencionuar. Me këto kushte që i japim tregut, ne bëjmë që edhe të mëdhenjtë të bëhen copë-copë, t’i bëjmë të vogla…”, deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i Shoqatës së Hotelierëve të Maqedonisë.

    Grupet e para të turistëve të huaj do të jenë ata nga Holanda, që janë planifikuar të mbërrijnë në fillim të majit. Pas mbylljes së përkohshme këtë dimër për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe produkteve, shumica e hoteleve u rihapën në pranverë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ushqimet dhe medikamentet që nuk duhet të përzieni kurrë, përfshirë qumështin dhe antibiotikët

    Lajmi i rradhës

    Ndryshim i 9 ligjeve në favor të “Bektel&Enka”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë