Spiro Ristovski del nga burgu shtëpiak, edhe ish-ministri ofron garanci

    Ish-ministri Spiro Ristovski, i dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burg nga Gjykata Penale e Shkupit për rastin “Organizatorët e 27 prillit”, lirohet nga burgu shtëpiak, përcjell Nistori.

    Vendimi i fundit i Këshillit Penal është se të dënuarit Ristovski i është pranuar garancia e pasurisë së paluajtshme dhe nga momenti kur ajo do të regjistrohet në kadastër do të hyjë në fuqi vendimi për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.

    Lënda për rastin “Organizatorët e 27 prillit” është në Gjykatën e Apelit në Shkup, e cila duhet të mbajë seancë publike dhe të vendosë për ankesat. Përveç, Ristovskit, garanci për t’u liruar nga paraburgimi dhe burgu shtëpiak kanë ofruar edhe Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, Dragi Rashkovski, Trajko Veljanovski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Strugë, KShPK hap rast për ndërmarrjet publike që paguajnë qira të larta dhe të dyshimta

    Lajmi i rradhës

    Presidenti bullgar, Rumen Radev pret garanci nga Maqedonia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë