Prindërit refuzojnë që fëmijët e tyre të testohen në shkollë

    Shumë prindër vazhdojnë të refuzojnë skriningun ndaj fëmijëve të tyre në shumë shkolla të arsimit fillor thonë mësimdhënësit të cilët kanë marrë deklarata me shkrim nga prindërit. Një situatë e ngjashme ishte edhe në shkollën fillore “Skënderbeu” në Haraçinë.

    “Gjithsej 28 nxënës numëron klasa e 3/5. Vetëm një nxënës ka qenë në listë të testohet. Prindi me deklaratë nuk ka pranuar, e ka shkruar se nuk pranon që të testohet fëmija I saj. Arsyet më mirë vet ata i dinë se sa ne”, deklaroi Hamdie Sinani, mësuese.

    Mësuesja Florime Leskovica apelon prindërit të pajtohen me realizimin e skriningut në shkolla. Sipas saj rritja e numrit të infektimeve rrezikon shëndetin e tyre.

    “Nuk e di pse nuk e pranojnë testin e kovidit ta bëjnë nxënësit mirëpo për mendimin tim duhet të bëhet ajo sepse edhe ne jemi të rrezikuar, nuk e dimë se me cilin nxënës kontaktojmë. Kemi kontaktu me një numër shumë të vogël të prindërve. Nuk është e nevojshme, me një përgjigje të shkurtër thonë se nuk është e nevojshme, fëmijë janë”, tha Florime Leskovica, mësuese.

    Punonjësit shëndetësor thanë se skriningu pritet të përmbyllet javën që vjen.

    “Përafërsisht, numri I sotëm është rreth 50 fëmijë. Si zakonisht, organizimi është I mirë, kishim bashkëpunim me fëmijët, shpejt përfunduam punën. Të gjitha rezultatet ishin negative. Në bazë të orarit që kemi për shkollat, jemi të angazhuar plotësisht edhe javën tjetër. Deri më 19 nëntor kemi orarin e caktuar. Më pas, si është plani dhe ideja këtë do e bëj ministria e shëndetësisë”, u shpreh Denis Jankullovski, Qendra e Shëndetit Publik.

    Verifikimi nëse në mesin e nxënësve është i pranishëm Covid 19 është zbatuar në pjesën më të madhe të shkollave fillore dhe të mesme. Sipas të dhënave të fundit, janë testuar mbi 5 mijë nxënës, prej tyre 15 kanë rezultuar pozitiv.

    Lajmi Paraprak

    MENSTRUACIONET JANË ÇËSHTJE POLITIKE

    Lajmi i rradhës

    Familjarët e të aksidentuarve në Llaskarcë të revoltuar me vendimin e Këshillit të Gjykatës Penale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë