Pritje me dekada për një rrugë 400 metra

    Fotografia është marrë nga FB Komuna e Tetovës

    Disa herë ishte premtuar se kjo rrugë do të ndërtohet por gjithnjë ishte lënë në harresë. Shpesh herë ishin ndarë edhe mjete për realizimin e së njëjtës por shkaku i procedurave të shpronësimit kanë lënë rrugën në gjendjen të mjerueshme. Bëhet fjalë për rrugën tek kazerma e qytetit ku janë dhjetëra shtëpi por pa rrugë të asfaltuar.

    Në ndërkohë, tashmë punimet kanë filluar dhe vazhdojnë me rritëm të përshpejtuar ndërsa pritet që për tre muaj të përfundojnë dhe rruga të jetë e gatshme për banorët e kësaj lagje. Njëkohësisht kjo rrugë duhet të ndikojë edhe në uljen e frekuentimin në rrugën tjetër për tek stadiumi. Kosotoja e rrugës është 200 mijë euro dhe gjatësia është 400 metra. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se me regullimin e kësaj rruge lehtësohet dukshëm komunikacioni.

    “Është në vazhdën e realizimit të të gjithë atyre projekteve të cilat kanë qenë të lëna në harresë. Bulevardi do përfundojë deri në fund ashtu siç është e paraparë edhe me planin urbanistik edhe me projektin të cilin e realizojmë. Punët e këtij projekti duhet të përmbyllet brenda jo më shumë se tre muajsh. Bëhet fjalë për një segment rreth 400 metra gjatësi me të cilën përmbyllet ky bulevard, ndërsa mbetet pjesa nga Tekstilja deri tek lokaliteti Mema. Bulevardi do përfundojë deri në fund siç është paraparë me planin urbanistik dhe projektin që realizojmë. Ne fillimisht dolëm më herët këtu folëm me banorët dhe në marrëveshje me banorët janë zgjidhur gjitha mosmarrëveshjet dhe besojmë në bashkëpunim me qytetet do zgjidhet i gjithë projekti që do kushtojë diku rreth 200 mijë euro”, tha Kasami.

    Sipas informacioneve të komunës së Tetovës, në atë pjesë ku është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me dy korsi, kurse në atë pjesë ku nuk është bërë shpronësimi, rruga do të jetë me një korsi.

    Ndryshe, bëhet fjalë për një lagje kryesisht të re, e cila është populluar pas viteve të 90-ta dhe që atëherë e këndej kjo rrugë nuk është rregulluar asnjëherë dhe gjithnjë banorët kanë lëvizur në rrugë me baltë dhe pluhur. Në vitin 2019 kishte përfunduar asfaltimi i rrugës nga kazerma e deri tek stadiumi i qytetit në Tetovë, apo rrethrrotullimi që lidhet me rrugën Tetovë-Jazhincë por kjo rrugë mbeti e paasfaltuar.

    Rruga prej rreth 450 metrave është e lënë në gjendje kritike për shumë gjatë, pa asfalt, plotë gropa dhe baltë, sidomos gjendja më e keqe është kur ka reshje të shiut apo bores. Me asfaltimin e këtij segmenti rrugor pritet të lehtësohet komunikacioni për hyrje dhe dalje nga qyteti. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Ekonomia gjermane në kërkim të një strategjie të re

    Lajmi i rradhës

    SULMI NË M-NAV / Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për gjashtë të dyshuarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë