SULMI NË M-NAV / Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për gjashtë të dyshuarit

    Gjykata Penale ka shfuqizuar paraburgimet dhe arrestet shtëpiake për 6 të dyshuar në lidhje me sulmin pranë qendrës së kontrollit të fluturimeve në M-NAV më 4 janar.

    Për tre të dyshuar është hequr masa e arrestit dhe janë obliguar me paraqitje, ndërsa për tre të tjerë që ishin në paraburgim, gjykata ka pranuar propozimin e prokurorit përkatës dhe gjithashtu i ka obliguar me paraqitje. Të dyshuarve u janë marrë dokumentet personale dhe ato të udhëtimit, ndërsa i është ndaluar edhe lëshimi i dokumenteve të reja.

    Bashkë me gjashtë të dyshuarit nën masën e obligimit me paraqitje mbetet edhe Bekim Neziri, për të cilin gjykata kishte marr një vendim të tillë paraprakisht.

    Lajmi Paraprak

    Pritje me dekada për një rrugë 400 metra

    Lajmi i rradhës

    Osmani në OKB: doemos t’i themi jo Rusisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë