Pritshmëritë e qytetarëve në Tetovë: Duhet të ketë ndryshime për të mirë (Video)

    Foto: Nistori

    Procesi i votimit në Tetovë zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të qetë. Sipas KSHZ-së, vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë regjistruar parregullsi, njofton Nistori.

    Nistori ka intervsituar disa qytetarë, të cilët i ka pyetur për pritshmëritë e tyre nga këto zgjedhje dhe udhëheqësi i ardhshëm që pritet të vendoset sot.

    Ata kërkojnë ndryshime për të mirë, ndërsa thonë se ju mungojnë edhe kushtet elementare.

    “Optimist jemi, por presim ndryshim. Udhëheqësi i ardhshëm duhet ta dijë çfarë të bëjë. Na mungojnë shumë gjëra. Apeli im është që të ketë ndryshime të mira, pas jemi lodhur prej të këqijave”.

    “Pres ndryshim nga këto zgjedhje në të gjitha sferat. Duke filluar nga urbanizmi, mbeturinat dhe kryesorja uji. Besoj që do të ketë ndryshime”.

    “Presim zhvillimin e komunës, përmirësimin e infrastrukturës. Mendoj se qytetarët duhet të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, thanë disa qytetarë të intervistuar nga Nistori.

    Ndërsa, kryetari i vendvotimit 1936 në shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, tha se problemi me aparatet “fingerprint” është hasur edhe tani dhe sipas tij, e kanë ngadalësuar procesin e votimit. Megjithatë, ai tha se nuk janë regjistruar parregullsi më të mëdha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nazmi Dauti: Votimi në Tetovë zhvillohet pa ndërprerë, kanë votuar rreth 21 përqind e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Raporti i fundit nga KSHZ, kjo është jehona e qytetarëve deri në ora 13:00

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë