Raporti i fundit nga KSHZ, kjo është jehona e qytetarëve deri në ora 13:00

    Deri në orën 13:00, sipas të dhënave të marra në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, gjithsej kanë votuar 269.684 votues, përkatësisht dalja ka qenë 24,87 për qind. Pjesëmarrja është më e lartë se raundi i kaluar, në këtë kohë.

    Në Vevçan, Rankovc dhe Demir Kapija ka pjesëmarrjen më të madhe. Nga komunat e Shkupit, Karposhi ka pjesëmarrjen më të madhe. Një pjesëmarrje mjaft e vogël ka në Saraj me 9.84 për qind, e ndjekur nga Tearca me 15.85 dhe Shuto Orizari me 15.8 për qind.

    “Kemi një ditë shumë të qetë zgjedhjesh. Shumë solide, pjesëmarrje e mirë. Nuk kemi rapoirtuar asnjë parregullsi. Unë personalisht votova tani. Herën e kaluar kam pritur një orë, e tani as pesë minuta”, tha Dashtevski.

    Të gjitha qendrat e votimit janë të hapura nga bordet zgjedhore dhe procesi i votimit është në vazhdim dhe në pjesën më të madhe po zhvillohet pa probleme. Sot herët në ora 07:00 janë hapur vendvotimet në 44 komuna nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kryetarët zgjidhen dhe të drejtë vote kanë 1.353.990 zgjedhës.

    Anëtarët e këshillave zgjedhorë janë udhëzuar që të lexojnë gishtat në këtë mënyrë: Fillimisht lexohet gishti tregues i njërës dorë, nëse aparati nuk e njeh, tentohet me gishtin tregues të dorës tjetër. Nëse në atë rast pajisja nuk mund ta lexojë votuesin, vendoset letërnjoftimi. Si mjet i fundit, numri unik i identifikimit të qytetarit futet manualisht.

    Lajmi Paraprak

    Pritshmëritë e qytetarëve në Tetovë: Duhet të ketë ndryshime për të mirë (Video)

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria heton një rast të mundshëm të blerjes së votave në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë