Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurë / Sektori me rrogën më të ulët në RMV

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rroga mesatare neto 36 286 denarë, ndërsa ajo bruto 54 434 denarë. Ndërkohë në disa sektorë rroga mesatare e tejkalon dyfishin e rrogës mesatare.

    Rroga mesatare mujore më e madhe neto është regjistruar te sektori i Programimit kompjuterik (91 970 denarë), Veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (61 687) dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve (61 098 denarë).

    Ndërkohë rroga mesatare mujore më e ulët u regjistrua në sektorët: Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (20 014 denarë), Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit jetësor dhe natyrën (23 257 denarë) dhe Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurë (23 558 denarë).

    Ndryshe, në korrik të këtij muaji u regjistrua rritje për 14.4 përqind e rrogës mesatare në krahasim me korrikun e vitit të kaluar.

    Lajmi Paraprak

    “Shpirti ynë e din” / Shumë familje në RMV nuk arrijnë ta sigurojnë kafshatën e gojës

    Lajmi i rradhës

    FOSh: Edhe sa ndryshime jorelevante do të bëhen nën flamurin europian?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë