Prodhimtaria industriale në dhjetor ka pësuar rënie për pesë për qind

    Prodhimtaria industriale është në negativë prej rreth pesë për qind.

    Se situata në industri nuk është rikuperuar nga pandemia, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave, sipas të cilave, në dhjetor të vitit të kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, problemin më të madh e ka pasur industria përpunuese me minus prej 9,1 %.

    “Rënia në sektorin e përpunimit është kryesisht për shkak të zvogëlimit të prodhimit në këto reparte- në prodhimin e pijeve, tekstil, veshje, farmaci dhe preparate bazë, metale dhe prodhimit të automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove”, thonw nga Enti shtetëror i Statistikave.

    Por autoritetet pohojnë se situata në ekonominë e vendit po normalizohet. Shumica e biznesmenëve, nga ana tjetër, besojnë se ekonomia është shumë larg vitit 2019 para pandemisë.

    Rezultatet e këqija u konfirmuan nga Enti Shtetëror për Statistikë prej ku sot paralajmëruan ulje të numrit të punëtorëve prej mbi 3%. Rënie me mbi 6% kanë pasur minierat kurse mbi 3% industria përpunuese. Në sektorin e furnizimit me energji elektrike rënia është mbi 1%./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat paralajmërojnë protesta në të gjithë vendin, nëse nuk ka marrëveshje për pagën minimale

    Lajmi i rradhës

    Tre pjesëtarë të Grupit të Kumanovës kërkojnë transferimin në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë