Sindikatat paralajmërojnë protesta në të gjithë vendin, nëse nuk ka marrëveshje për pagën minimale

    Nuk ka marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave për rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë.

    Tentim të ri për marrëveshje do të ketë të mërkurën në një këshill të përbashkët të përfaqësuesve të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave. Sindikatat thonë se ky do të jetë shansi i tyre i fundit.

    Nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, atëherë do të aktivizohen grevat në vendet e punës, do të ketë protesta dhe bllokime të udhëkryqeve dhe fabrikave. Pas mbledhjes që do të mbahet në Qeveri, Lidhja e Sindikatave mbetet në qëndrimin se me pagën minimale aktuale qytetarët nuk mund t’i paguajnë faturat.

    “Me 15.200 le të urdhërojnë partnerët socialë le të jetojnë dhe le t’i paguajnë faturat për muajin shkurt”, tha Darko Dimovski – Kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

    Qeveria është përgjigjur se është e nevojshme rritja e pagës minimale, por para kësaj të tri palët duhet të bien dakord.

    “Zgjidhja që do të propozohej sigurisht që nënkupton qëndrueshmërinë afatgjatë për një rritje të pagës minimale në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagave mesatare”, thonë nga Qeveria.

    Sipas sindikatës, në vend pagë minimale e cila aktualisht është 15.200 denarë, marrin më shumë se 100 mijë qytetarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Kosovës me pagën më të ulët në Europë, Maqedonia në vendin e 15, i pari kryeson Luksemburgu

    Lajmi i rradhës

    Prodhimtaria industriale në dhjetor ka pësuar rënie për pesë për qind

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë