Pas shtrëngimit të masave anti-Covid nga autoritetet në Kosovë për të hyrë në këtë shtet, është ulur dukshëm numri i qytetarëve nga vendi që udhëtojnë drejt shtetit fqinj.
“Nga 6 dhjetori, Republika e Kosovës ka vendosur masa të reja anti-Covid për të gjithë shtetasit e huaj të cilët dëshirojnë të hyjnë në Kosovë”.
“Numri i udhëtareve që nga gjashtë dhjetori deri më tash kemi vërejtur një ulje deri më 20% më pak të lëvizjes së udhëtarëve pasi siç dihet kushtet janë më rigoroze dhe jo të gjithë qytetarët i plotësojnë kushtet për të hyrë në Republikën e Kosovës”, tha Besim Asani, komandant i pikës kufitare Bllacë.
Për momentin për të hyrë në Kosovë qytetarët duhet të posedojë Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër Covid-19; Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë, jo më e vjetër se katër javë, bashkë me testin PCR negativ për Covid-19, jo më i vjetër se 48 orë; ose Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar Covid-19.
Megjithatë ditë më parë Kosova miratoi edhe masa të reja akoma më rigoroze. Ndonëse ato do të hyjnë në fuqi nga 3 janari, tashmë është krijuar huti te qytetarët pasi policia kufitare kërkon dëshmi për vaksinim të plotë e që nuk është kusht tani. Qytetarët të cilët i takuam thonë se janë ta vaksinuar andaj edhe po kalojnë kufirin.
“Po, po, i kam të dy vaksinat, po. A keni pasur ndonjë problem deri më tani? Jo, nuk kam pasur problem, vaksinat i kam qe 4 muaj”, u shpreh një qytetar.
“Krejt i kemi vaksinat krejt…. një është si çdo herë”, tha një tjetër qytetar.
Nga 3 janari 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia për vaksinim të plotë me dy doza. /Alsat/