Prokurori Jovevski: Faktori njeri ose parregullsia teknike e automjetit janq shkaqe të mundshme të aksidentit

    Në këtë moment nuk mund të thuhet se cili është shkaku për aksidentin. Janë të mundshme dy faktorë, faktori njeri, ose, parregullsia teknike e automjetit, deklaroi prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Jovevski para spitalit “Pirogov” në Sofje, ku janë të vendosur shtatë nga udhëtarët e mbijetuar nga aksidenti i sotëm me autobus, përcjell Nistori.

    “Arsyet në këtë moment nuk mund të thuhen. Të gjitha pyetjet janë të hapura. Në fakt, për këtë po zhvillohen hetimet. Kolegët tanë prokurorë publikë nga Republika e Bullgarisë, me të cilët kemi bashkëpunim të shkëlqyer, i rregullojnë të gjitha gjurmët, mbledhin të dhëna dhe për momentin nuk mund të thuhet asgjë për shkakun e aksidentit”, tha Joveski dhe shtoi se bëhet fjalë për një rast me ekspertizë më të gjerë.

    Ai shtoi se autopsia e viktimave do të bëhet në Bullgari, ndërsa gjurmët biologjike të familjarëve të të vdekurve do të merren në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dhe menjëherë do të dërgohen në Bullgari.

    “Tani trupat janë duke u nxjerrë nga autobusi, do të duhet të merren gjurmë biologjike nga familjarët dhe presim që shumë shpejt ai proces të përfundojë”, tha Joveski.

    Prokurori publik i shtetit theksoi se ky nuk është një hetim paralel. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Todosijeviq humb mandatin në Zveçan, mohoi masakrën e Reçakut

    Lajmi i rradhës

    Tri ditë zie për fatkeqësinë tragjike të autobusit në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë