Paraburgim për nëntë të dyshuarit që bënë tregti seksuale me 14-vjeçaren (Video)

    RAPORTI I PROKURORISË PUBLIKE I RMV

    Urdhër hetim për 11 autorët e veprës “Trafikim me fëmijë”

    Gjatë ditës së djeshme, nën drejtimin e një prokurori publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit, Njësia Nacionale e Luftimit të Trafikimit të Migrantëve dhe të Tregtisë së Njerëzve (NjNLTMTNj) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) privoi nga liria 10 persona. Deri te kjo erdhi si rezultat i bashkëpunimit disamujorë ndërinstitucional, si rezultat i ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerje të veprës penale “tregti me njerëz” të kryer nga 11 persona të identifikuar, raporton Prokuroria, përcjell Nistori.

    Duke vepruar sipas kallëzimit penal, prokurori publik i lëndës në fjalë miratoi Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët, sipas nenit 418-ç të Kodit Penal, ka dyshim të bazuar për kryerje të veprës penale të tregtisë me fëmijë.

    Sipas pretendimeve të dispozitivit të Urdhrit për zbatimin e procedurës hetimore, gjatë verës së vitit 2020, e dyshuara e parë e ka pranuar fëmijën 14-vjeparë – viktimë në shtëpinë e saj, e më pastaj ka pranuar edhe motrën e saj 10-vjepare dhe vëllanë shtatëvjeçar, që të kujdeset për ta, për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara në familjen e tyre.

    Duke shfrytëzuar gjendjen e pafuqishme dhe të cenueshme të fëmijës – viktimë, shumë shpejtë dhe duke e kërcënuar dhe duke zbatuar forma të tjera të detyrimit, ka filluar që ta detyrojë fëmijën që të kryejë veprimtari seksuale me një pjesë të të dyshuarve dhe personave të tjerë të panjohur, për një kompensim të caktuar me para.

    Shpesh, kërcënimet ndaj fëmijës – viktimë, kanë qenë të lidhura me vëllanë dhe motrën e saj, që nëse nuk do t’i pranonte aktivitetet e dakorduara seksuale, fëmijët do t’i lë në shtëpi kujdesi ose do t’i kthejë te nëna e tyre. Më vonë, edhe tre të dyshuar të tjerë, pas një marrëveshje të mëparshme me të dyshuarën e parë, por me qëllim të përfitimit të përfitimit të paligjshëm pronësor, duke shfrytëzuar dy vjet me radhë marrëdhënie të njëjtë të vazhdueshme dhe mundësi të njëjtë, në më shumë raste e kanë detyruar fëmijën që të kryejë veprimtari seksuale nëpërmjet eksploatimit seksual me të dyshuarit e tjerë dhe persona të tjerë të panjohur, në mesin e të cilëve ka pasur edhe femra. Të dyshuarit, shfrytëzues të shërbimeve seksuale, duke e ditur që fëmija është viktimë e tregtisë me fëmijë, detyruesve u kanë paguar kompensim me para në shumë prej 50 deri 200 euro.

    Prokurori i lëndës i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe të Korrupsionit, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që përcaktojnë frikën e rrezikut nga arratia, që do të fshehin, falsifikojnë ose shkatërrojnë dëshmitë e veprës penale, e që duke ndikuar ndaj dëshmitarëve dhe bashkëpjesëmarrësve, do të pengojnë hetimin, gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale të Shkup i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit.

    Për veprën penale me të cilën ngarkohen të dyshuarit dhe që shkel drejtpërdrejt Protokollin ndaj Konventës për të drejtat e fëmijës, që ka të bëjë me tregtinë me fëmijë, prostitucionin me fëmijë dhe pornografinë me fëmijë (MD-44/03-95), parashihet edhe dënim me burg me kohëzgjatje prej të paktën tetë vjetësh, ndërkaq për veprën e kryer nga e dyshuara e parë, të paktën 10 vjet.

    RAPORTI I MPB

    11 persona u arrestuan për shfrytëzim seksual dhe trafikim të një fëmije

    Më datë 11.05.2023, Njësia Kombëtare për Luftimin e Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Sektorit për Hetime Penale në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Sektorët për Punë të Brendshme Tetovë dhe Shkup kanë realizuar një aksion për veprën penale “Trafikim me fëmijë”, të kryer nga 11 persona, raporton MPB, përcjell Nistori.

    Në periudhën kohore nga viti 2020 deri në shtator të 2021, G.Sh., duke përfituar nga gjendja e pafuqisë dhe vulnerabilitetit të fëmijës viktimë, në një marrëveshje të mëparshme me S.S., A.P. dhe K.H., e kanë kryer krimin duke joshur fëmijën për të kryer akte seksuale nëpërmjet shfrytëzimit seksual dhe duke e përdorur atë në aktivitete seksuale ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual me të kallëzuarit R.A, I.Z., I. E., A.M., Q.Q., F.A. dhe A. Sh., me me qëllim për përfitim të kundërligjshëm nga 50 deri në 200 euro.

    Në bazë të urdhrave të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, në rajonin e Tetovës në dy lokacione janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera dhe tetë persona janë privuar nga liria, ndërsa në zonën e Gostivarit dy persona janë arrestuar, ndërsa një person ndodhet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka dorëzuar kallëzim penal kundër 11 personave në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nga të cilët G.Sh. (51) nga Tetova për veprën penale “Trafikim me fëmijë” (418-d paragrafi 2), S.S. (59) nga Tetova për “trafikim me fëmijë” (neni 418-d paragrafi 1 dhe paragrafi 3), A.P. (67) nga Tetova dhe K.H. (50) nga Gostivari për “trafikim me fëmijë” (neni 418-d paragrafi 1) dhe R.A. (69), I.Z. (55), I.E. (67), A.M. (50), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.Sh. (51) nga Gostivari për “trafikim me fëmijë” (neni 418-d paragrafi 3) të Kodit Penal. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rast i ri i “Listave të zeza” në Shkup | Nxënësi shkruan kërcënime në bankë shkollore

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: I papranueshëm punësimi i maqedonasve të cilët deklarohen si shqiptarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë