Prokuroria kërkon masa kujdesi për sulmuesin e ekipit të TV Alsat

    Prokuroria Themelore Publike kërkon që sulmuesit të ekipit të televizionit Alsat t’i përcaktohet masa e kujdesit, përkohësisht t’i merren dokumentet e udhëtimit si dhe i ndalohen kontaktet me dëshmitarët dhe të dëmtuarin. Prokuroria ka inicuar procedurën kundër 53 vjeçarit, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale dhunë nga neni 386 paragrafi 3 të Kodit Penal.

    “53 vjeçari i dyshuar, më 21 gusht, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, fillimisht ka kërcënuar dhe fyer, ndërsa më pas edhe fizikisht ka sulmuar ekipin e televizionit Alsat.  Ai ka goditur me grusht kameramanin në kokë dhe trup, ndërsa tek dy gazetaret ka shkaktuar ndjenjë të ankthit dhe frikës. Në drejtim të zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit, me urdhër të prokurorit publik janë siguruar pamje nga videot e vëzhgimit nga objektet përreth”  thuhet mes tjerash në komunikatën e Prokurorisë. 

    Lajmi Paraprak

    Fjetja në punë do të jetë e mundur – Japonezët dizajnojnë një kabinë të veçantë

    Lajmi i rradhës

    U FUT NË LISTËN E ZEZË, KËSHILLTARËT NUK E MIRATOJNË DEKLARATËN KUNDËR MERKOS

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë