Prokuroria kërkon që Mexhiti të mos e përdorë rastin “Onkologjia” për qëllime politike

    Prokuroria publike zhvillon procedurë parahetuese dhe nuk vepron me kërkesë të personave të tjerë. Ndahen informacione vetëm në vëllim, që nuk do ta dëmtojnë  procedurën, reagon Prokuroria publike pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti se është koha që Prokuroria të dalë me emër dhe mbiemër për rastin e Klinikës për onkologji, përcjell Nistori.

    Prokuroria pas deklaratës së ministrit doli me reagim në të cilin theksohet se prokurorët punojnë me përgjegjësi, duke i respektuar të gjitha afatet ligjore.

    “Prokuroria publike apelon që politikanët të përmbahen nga përdorimi i kësaj lënde të ndjeshme për qëllime politike”, theksojnë nga Prokuroria. 

    Lajmi Paraprak

    LD – Grubit: gojën plot me BE dhe nga ana tjetër koketoni me Gruevskin, po i ofendoni shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Gashi: shqiptarët nuk do t’ia falin Ali Ahmetit për rikthimin e Gruevskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë