Prokuroria me aktakuzë kundër anesteziologut të Tetovës, Valton Dervishi

    Prokuroria e Tetovës ka ngritur aktakuzë kundër anesteziologut Valton Dervishi. Ai akuzohet për veprat penale “shërbim të pandërgjegjshëm në punë” dhe “regjistrim të paautorizuar”. Prokuroria gjithashtu i kërkoi gjykatës t’ia vazhdojë masën e paraburgimit për mjekun i cili për një sfidë në tik-tok regjistroi pacientët dhe personelin mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.

    “Në procedurën paraprake të kryer, u mblodhën prova që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se i akuzuari, si person zyrtar – anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë, më 14 prill në mënyrë të paautorizuar ka bërë regjistrim të pacientëve dhe punonjësve dhe atë e ka postuar drejtpërdrejt në një rrjet social, i cili me këtë qartë ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe rëndë ka shkelur të drejtat e tyre”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Ndryshe, për punë të pandërgjegjshme, Kodi Penal parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet, ndërsa për regjistrim të paautorizuar së paku tre vjet burg. Alsat më parë njoftoi se jozyrtarisht, Dervishi ka pranuar veprën, prandaj pritet që gjykimi të mos zgjasë shumë.

    Pas skandalit, anesteziologu fillimisht u arrestua dhe më pas iu shqiptua masa e paraburgimit prej tetë ditëve. Ai menjëherë u pushua edhe nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve kërkoi që t ‘i hiqet licenca e punës. Sipas komisionit të Odës së mjekëve, Dervishi ka shkelur shumë norma etike, ndërsa vendimi përfundimtar mbi kërkesën e tyre do të merret javën e ardhshme.

    Rasti i regjistrimit në departamentin e gjinekologjisë gjithashtu shkaktoi edhe ndryshime në menaxhmentin e spitalit. Ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin organizativ të Spitalit Klinik të Tetovës, Armend Fazliun, ndërsa në vend të tij u emërua Blerim Osmani. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hëngrën bakllava dhe përfunduan në Ndihmën e shpejtë në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë e Tetovës nuk kanë interesim për të specializuar në fushën e psikiatrisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë