Pronari i “Besa Trans”: Thashë me vete “pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe unë në autobus”

    Foto: BNT

    Pronari i kompanisë së udhëtimeve “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, ka folur për BNT, përcjell Nistori, në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në javën e kaluar në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona.

    Haxhiu tha se autobusi ka qenë në kontrollin teknik para udhëtimit për në Turqi dhe ishte plotësisht funksional. Ai përjashton mundësinë që disa nga udhëtarët të kenë gëlltitur substanca të ndezshme. Ai konfirmon se ai dhe familja e tij kanë qenë pjesë e udhëtimit dhe se kanë udhëtuar me autobusët tjerë.

    “Thashë me vete: pse nuk isha edhe unë në atë autobus, të vdisja edhe unë në autobus. E kam menduar shumë herë këtë”, tha Haxhiu për BNT.

    Pronari i agjencisë deklaroi, se po bashkëpunon me autoritetet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ai thotë se nuk ndihet i kërcënuar nga askush. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Cilët aktivitete vendimtare duhet t’i ndërmerr Maqedonia e Veriut për t’u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike?

    Lajmi i rradhës

    Kodra e Diellit e gatshme për sezonin turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë