Propozim-ligji i Shtetësisë kaloi filtrin e parë në Kuvend

    Kuvendi miratoi nevojën e propozim-Ligjit për shtetësi. Opozita maqedonase kërkoi që propozimi të largohet nga rendi i ditës, sepse sipas tyre Qeveria ka keqpërdorur yllin evropian gjatë propozimit të ligjit në Kuvend.

    Për ditën e premte është caktuar mbledhja e Komisionit për Çështje Evropiane. ASH-AAA pret debat konstruktiv. Skender Rexhepi thotë se opozita shqiptare është e hapur për amendamente përmbajtjesore.

     “Ne e kemi bllokuar Kuvendin për të arritur një drejtë të qytetarëve. Ata tentojnë ta bllokojnë Kuvendin për të shprehur urrejtjen e tyre patologjike ndaj shqiptarëve. Ky është dallimi mes neve dhe të Majtës. Prandaj konsiderojmë se ata nuk do të arrijnë të bëjnë ndryshime pasi jemi në prag të asaj që quhet një fitore e madhe e qytetarëve dhe jo e ndonjë subjekti politik”– deklaroi Skender Rexhepi, Koordinator i ASH-AAA-së.


    Partitë do të kenë afat për dorëzimin e amendamenteve deri para fillimit të mbledhjes së Komisionit. Vazhdimi i punës së trupit amë do të thirret të hënën dhe të martën, ndërsa në seancën e parë të radhës pritet miratimi i ligjit. Propozim-Ligji për shtetësi po gjen dritën e miratimit pas bllokimit disa javorë të punës së Kuvendit nga ana e opozitës shqiptare përmes propozimit të mijëra amendamenteve ndaj çdo ligji të pushtetit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Akullore shtëpie me kos

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Së bashku me BDI-në në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë