PROPOZIMI FRANCEZ | Bachev: Ndoshta nuk është më i miri, por më i miri që kemi për momentin

    Kur Shkupi është përfshirë nga protestat pas marrjes në konsideratë nga qeveria e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez për zgjidhjen e konfliktit me Bullgarinë, Ilva Tare ka intervistuar profesorin e Oxfordit te Shkollës Globale dhe Fushave të Studimit, Dimitar Bechev në emisionin e Këshillit të Atlantikut, #BalkansDebrief. I pyetur nëse propozimi francez mund të sjellë një kompromis dhe a është i balancuar, Bechev pohoi se ndoshta nuk është një propozim i mirë në vetvete, por është më i miri që kemi për momentin. Është një mënyrë pragmatiste për të ulur gjakrat dhe për të ecur përpara me negociatat. Bechev është optimist i kujdesshëm, nisur nga dinamikat në Shkup, ku duket se qeveria do të mbijetojë dhe mund të arrijë një kompromis.

    “Mendoj se do të arrihen votat për të miratuar propozimin francez, pavarësisht protestave të opozitës dhe të qytetarëve. Por, zbatimi i planit francez do të jetë i vështirë sepse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë negociatat pasi të miratohet propozimi. Por në të vërtetë negociatat e vërteta nuk do të fillojnë deri sa të ndryshohet Kushtetua që të përfshijë Bullgarët si një ndër komunitetet”, thotë Bechev.

    Ai shton se në fakt përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nënkupton konfirmimin se maqedonasit dhe bullgarët janë dy popuj të ndryshëm, por kjo çështje nuk po shtrohet kështu në Shkup.

    “Po te jesh një nacionalist maqedonas ndoshta do të të pëlqente ideja që Bullgarët janë në Kushtetutë, sepse do të thotë që janë të ndryshëm nga shumica maqedonase, edhe pse aktualisht çështja nuk është duke u diskutuar në këto terma në Shkup”, thotë Bechev.

    Lajmi Paraprak

    Mosmarrëveshje të thella në takimin e G20

    Lajmi i rradhës

    Eurodeputetja franceze kundër liberalizmit të vizave për Kosovën, reagon Von Cramon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë