Propozimi francez publikohet në ueb faqen e Qeverisë, por ka aq shumë interes sa nuk mund të hapet

    ueb faqen e Qeverisë pasdite është publikuar propozimi francez për largimin e vetos bullgare dhe për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, përcjell Nistori.

    Por nga ana tjetër, propozimi francez nuk hapet në faqen e internetit të qeverisë.

    Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti konferencë për media në prani të partnerëve të koalicionit qeveritar, në të cilën tha se menjëherë pas përfundimit të tij, propozimi francez do të vendoset në ueb faqen e qeverisë, ai nuk mund të hapet më.

    Arsyeja është interesimi i madh i të gjithë aktorëve të shoqërisë për të lexuar se çfarë përmban ky propozim, për të cilin Qeveria thotë se është një bazë e mirë.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se propozimi i ri do të thotë pranim i plotë i gjuhës maqedonase dhe se protokolli nuk do të përfshihet në kornizën e negociatave. Ai poashtu shtoi se propozimi i plotëson vijat e kuqe të Maqedonisë dhe se do të publikohet në mënyrë transparente.

    Qeveria dërgoi në media edhe lidhjen e propozimit francez, por edhe ai nuk mund të hapet për momentin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sulmohen punonjësit e NP “Parkingu i Qytetit” në Tetovë, sulmuesi raportohet në polici

    Lajmi i rradhës

    VMRO-DPMNE hedh poshtë propozimin francez si të papranueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë