PROPOZIMI FRANCEZ | Rreferendumi, i panevojshëm

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, do të mbledhë 150 mijë nënshkrime për shpallje të referendumit që qytetarët të deklarohen rreth “asimilimit dhe bullgarizimit të popullit dhe shtetit maqedonas”. Nga kjo parti thonë se dje, pas nënshkrimit të Protokollit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, opinioni maqedonas më në fund pati mundësinë të shohë tradhtitë e Kovaçevskit, Osmanit dhe Mariçiqit.

    “Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga VMRO-DPMNE dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-së antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski”, thuhet në njoftimin e partisë.

    Një numër i madh ekspertëve kanë rezerva serioze për propozimin francez, megjithatë besojnë se nuk ka nevojë për një referendum sepse do të duhet një periudhë më e gjatë por edhe para. Analisti politik Blerim Hyseni, është decid se nuk ka nevojë për referendum, që për Maqedoninë do te ishte një harxhim i madh dhe një luks i llojit te vet.

    “Megjithatë vlerësoj që Mickoski në opozitë këtë nuk e bën se është i bindur në një iniciativë të tillë, por më tepër e bën për të mbajtur tempon e reagimeve dhe pakënaqësisë si dhe hamendjet që janë shfaqur në opinion me propozimin francez. Duke patur parasysh edhe faktin se ai pas zgjedhjeve lokale ka fituar një vetëbesim se partia e tij do të dale fituese e zgjedhjeve eventuale te parakohshme atëherë debatin për propozimin francez dëshiron ta mbaje gjallë për një kohë të gjatë që me të t’i fitoje zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër edhe sikur te zyrtarizohet iniciativa një rol për këtë çështje ka edhe Parlament duke verifikuar iniciativën ndërsa të mos harrojmë edhe rolin e faktorit ndërkombëtare i cili besoj që do të jetë shumë më aktiv në periudhën që vjen”, ka deklaruar për KOHA, Blerim Hyseni, analist.

    Ndërsa analisti politik, Arben Llalla thotë se edhe nëse mbahet referendumi, përsëri do të fitojë propozimi francez sepse shumica e qytetarëve janë pro këtij propozimi. “Nëse mbahet referendum përsëri propozimi francez do fitojë sepse shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë pro këtij propozimi dhe duan që vendi i tyre sa më shpejtë të anëtarësohet në BE. Taktikat e VMRO-së dhe Mickoskit janë të njohura, taktika anti perëndimore që duan Maqedoninë ta mbajnë peng. Mos harrojmë që ishte kjo VMRO që e mbajti peng për mos anëtarësim në NATO shumë vite”, ka deklaruar për KOHA, Arben Llalla, analist. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Sa fëmijët e mërgimtarëve e njohin gjuhën amtare?!

    Lajmi i rradhës

    Kompanitë në Maqedoni e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të kualifikuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë