Kovaçevski: nuk është e vërtet që me BDI-në planifikojmë bojkot të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

    Dimitar Kovaçevski / Fotografia: AIM

    Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i hodhi poshtë të gjitha akuzat e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mockoski, se ka ndonjë lloj skenari për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj.

    “Kjo nuk është e saktë. Unë dje kisha një mesazh shumë të qartë edhe në tubimin në Saraj edhe në atë në Çuçer Sandevë dhe të njëjtën gjë do ta përsëris tani. I thërras të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president, Stevo Pendarovskin dhe koalicionin për të ardhmen europiane në zgjedhjet parlamentare”.

    “Prandaj presim një përkrahje shumë të madhe në raundin e dytë, ne e morëm mesazhin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha gabimet e bëra në 7 vitet e fundit”, tha Dimitqr Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

    Ndryshe, dje Mickoski deklaroi se pushteti po përgatit bojkot të zgjedhjeve dhe oferta ndaj BDI-së për mbështetje të ndërsjellë në zgjedhjet e 8 majit.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 1000 euro arrijnë harxhimet mujore në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Kasami: tashmë është paralajmëruar që VLEN do të jetë pjesë e Qeverisë, garantojmë integrimin europian të vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë