PROPOZIMI FRANCEZ | Von der Leyen: Gjuha maqedonase është e juaja, e respektojmë plotësisht

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku po diskutohet propozimi francez.

    Von der Leyen iu adresua shqetësimit të maqedonasve lidhur me lidhur me gjuhën dhe identitetin e tyre duke theksuar se e “respekton plotësisht”.

    “Nëse vendosni të miratoni propozimin e rishikuar francez, në ditët në vijim do të mbahet një konferencë politike ndërqeveritare. Ne si komision do të fillojmë menjëherë procesin e kontrollit ose shqyrtimit të ligjit evropian. Ky është hapi i parë në procesin e aksesit. Të dashur maqedonas, i dëgjova me vëmendje shqetësimet lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj. Po e përsëris, nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë plotësisht këtë. Prandaj në propozimin e rishikuar thuhet – gjuha maqedonase, pa kualifikime nga BE-ja”, tha Von der Leyen.

    Ndërkohë deputetët në sallë janë ngritur në këmbë dhe e kanë duartrokitur, ndërsa nga opozita maqedonase kanë thirrur “tradhtarë”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Deri në fund të shekullit, ishujt Maldive mund të zhyten plotësisht në ujë

    Lajmi i rradhës

    Macron: Franca duhet të mobilizohet për mungesat e mundshme të energjisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë