“Propozimi për presidentin e ri të Shqipërisë, para datës 24 maj”

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla u shpreh sot se propozimi për emrin e presidentit ose presidentes së re të vendit do të bëhet para datës 24 maj.

    Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Balla tha se sipas Kushtetutës, procesi për zgjedhjen e presidentit të ri nisin jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

    “Neni 88 i kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i përzgjedhjes së presidentit. Jo më vonë sesa 60 ditë nga data e përfundimit. Jo më vonë se 24 maji. Kemi ende kohë deri sa të fillojmë procedurën. Procedura merr 5 raunde votimi”, tha Balla.

    Kujtojmë se mandati 5-vjecarë i Presidentit Ilir Meta përfundon në fund të korrikut të këtij viti.

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria miratoi planin operativ për punësim”

    Lajmi i rradhës

    OKB do të shqyrtojë tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë