Protesta kundër hapjes së kazinos afër çerdhes në Tetovë përkrahet nga Lëvizja Besa

    Lëvizja Besa sot para medias ka shprehur përkrahjen për protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së kazinos afër çerdhes në Tetovë, njofton Nistori.

    “Lëvizja Besa si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë. Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë”, thonë nga Besa.

    Ata shtojnë se duhet të dalin të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, me qëllim për t’i larguar objektet e lojrave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE pritet të diskutojnë për Bosnjën dhe Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Shqiptarët i shkelin rregullat gjuhësore pothuajse në të gjitha llojet e komunikimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë