Protesta në Bukoviq, kërkohet që në fillim të rregullohet kanalizimi, pastaj asfaltimi i rrugës

    Protestohet në fshatin Bukoviq, kërkohet që në fillim të rregullohet kanalizimi, pastaj asfaltimi i rrugës.

    Qytetar: Ja ku rri pisllëku. Kjo është.

    TV21: Njëra prej këtyre është lart?

    Qytetar: Kjo është lart. E shikon këtë gypin këtu që shkon në atë anë. Ky gyp është lart.

    TV21: Prej kur është bërë kanalizimi ju nuk jeni lidhur në këtë rrjet, pse nuk jeni lidhur?

    Qytetar: Nuk mund të lidhemi.

    TV21: Çfarë kërkoni tani?

    Qytetar: Kërkojmë që të bëhet më thellë kanali dhe të mundemi të lidhemi. Duhet të ngritet 2 metra e gjysmë, ndërsa është i ngritur 1.80. Edhe ne nuk kemi shans. Jemi 27-28 shtëpi nuk e di sa jemi krejt.

    TV21: Çfarë mendoni të bëni, do të protestoni deri sa të rregullohet kjo?

    Qytetar: A ta merr mendja pse jo.

    Qytetar: Këtu ka shumë, por nuk duan të dalin. Ne nuk kemi asgjë kundër askujt. Jemi kundër atij që e ka bo.

    Qytetar: Duhet me i dhanë udhëtim pa udhëtim nuk bëjmë. Çdo herë që duhet me i dhanë udhëtim vijnë duke u ngrit gypat lart. Edhe këtu ka kaskadë, deri këtu kanë ardhur drejt, këtu e kanë ndreq kaskadën 70cm. Me këto 70cm që e kanë ngritur kaskadën ne nuk mund të lidhemi ne këtu 20 shtëpi. Nuk ka shanse me u lidh në kanalizim për shkak se vendi është lart, ndërsa ne jemi poshtë me shtëpi”.

    TV21: Për sa shtëpi bëhet fjalë?

    Qytetar: 26 shtëpi një mëhallë.

    Qytetari në parapvi: Prej te xhamia teposhtë, hiç të mos nisë asfalt. Se si të nisi të vijë deri aty –  hë edhe pak hë edhe pak…

    TV21: Tash po shtojnë asfalt të ri, ju nuk po i lejoni?

    Qytetar: Ne nuk i lejojmë pasi që si të shtrohet asfalti i ri, atëherë ne nuk mund ta prishim asfaltin me që ta gërryejmë për ta bërë rrjetin.

    Lajmi Paraprak

    Këto janë pesë këshilla të shkëlqyera për dukje më të mirë në një takim “online”

    Lajmi i rradhës

    Lufta e padukshme: Në vijën e frontit në Jemen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë