Këto janë pesë këshilla të shkëlqyera për dukje më të mirë në një takim “online”

    Ashtu siç duam të dukemi perfekt live, edhe përshtypja ‘online’ është e rëndësishme për ne.

    Lexoni këshillat e mëposhtme për t’u dukur perfekt në takimin tuaj të ardhshëm ‘online’, transmeton Telegrafi.

    Dukja

    Krihni flokët, rruani fytyrën ose bëni grim dhe mendoni në mënyrë strategjike për rrobat tuaja. Rrobat njëngjyrëshe do t’ju ndihmojnë të bëni më të mirën në takim. Qëndroni larg ngjyrave të lehta, të bardha apo të zeza, sepse do të duken si njolla në kamerë.

    Ndriçimi

    Qe ku shumica e njerëzve gabojnë në konferencat në internet. Për shumicën, gjysma e fytyrës është e hijezuar në një farë mënyre ose nuk mund të shihet mirë. Rekomandohet që të keni një llambë të qëndrueshme, drejtpërdrejt pranë fytyrës, për ndriçim të barabartë dhe të qëndrueshëm. Shmangni dritat anësore ose të pasme. Shmangni uljen me shpinë nga dritarja, sepse drita do t’ju bëjë të dukeni si një siluetë.

    Sfondi

    Ju dëshironi që njerëzit të përqendrohen në fytyrën tuaj, jo në atë që është pas jush. Shumë njerëzve u pëlqen të bëjnë fotografi para raftit të librave, por skena pas jush e shpërqendron vëzhguesin. Është mirë të përdorni një sfond neutral, siç janë muret e bardha.

    Perspektiva

    Kjo është JO-ja më e madhe. Hiqni qafe atë që quhet “fytyrë me kënd të gjerë”. Kamerat në telefonat inteligjentë dhe kamerat e internetit janë me kënd të gjerë. Pra, nëse i afroheni shumë kamerës, do të dukeni të shtrembëruar. Me fjalë të tjera, largohuni nga kamera.

    Zëri

    Mos rrini larg mikrofonit sepse kjo do të thotë menjëherë se nuk do të dëgjoheni mirë. Mos harroni t’i zhvendosni fëmijët në një dhomë tjetër gjatë takimit. Dhe kryesorja: mos harroni të çaktivizoni mikrofonin ndërsa dëgjoni dikë. Përndryshe të gjithë do t’ju dëgjojnë ndërsa flisni.

    Lajmi Paraprak

    Për stimulim të imunizimit, Filipçe shpërblen me 30 denarë për pacient mjekun amë

    Lajmi i rradhës

    Protesta në Bukoviq, kërkohet që në fillim të rregullohet kanalizimi, pastaj asfaltimi i rrugës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë