Protestat në Shqipëri | Deputetja Koçeku largohet nga PS-ja, do të veprojë si e pavarur

    Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

    Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

    Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

    Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

    Statusi i plotë i Marjana Koçekut:

    “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.” /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Lufta në Lindjen e Mesme po godet edhe turizmin në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Një ditë në Prilep: teatri, njerëzit dhe heshtjet pas skenës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë