Protestohet kundër grupit “Lev Tahor”, banorët e fshatit të Ohrit kërkojnë largimin nga vendi – thonë se janë në rrezik!

    Në fshatin Llaskoçerej i Epërm të Ohrit është protestuar mbrëmë kundër grupit “Lev Tahor”. Disa banorë të fshatit ku janë strehuar pjesëtarë të këtij grupi, janë çuar në këmbë – kërkojnë largimin e tyre nga hoteli.

    Pronari i hotelit ku po qëndrojnë grupi Lev Tahor, thotë se ata janë aty përkohësisht dhe se do të largohen. Megjithatë banorët nuk pajtohen me të dhe insistojnë në largimin e grupit.

    Protesta ka përfunduar mbrëmë në ora 19:15 dhe është dakorduar që kryesia e fshtatit dhe pronari i hotelit të takohen sot për të marrë vendim përfundimtar – largimin e grupit nga fshati.

    Banorë e fshatit Llaskoçerej i Epërm janë të ndarë në dy grupe, ata që i pranojnë, por edhe ata që nuk i duan “Lev Tahorët” në fshat. Ata që i kanë mirëpritur thonë se nuk ndjejnë rrezik, se janë miqësor dhe deri më tani nuk kanë vërejtur asnjë gjë të dyshimtë.

    Lajmi Paraprak

    Zeqiri: Të mbrohet interesi i prodhuesve vendor, sepse kemi një eksport jo shumë të volitshëm

    Lajmi i rradhës

    A ndikon sistemi tretës në zhvillimin e demencës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë