Zeqiri: Të mbrohet interesi i prodhuesve vendor, sepse kemi një eksport jo shumë të volitshëm

    Kufizimi në 5 për qind i shitjes me shumicë, dhe në 10 për qind të shitjes me pakicë sipas Durim Zeqirit, menaxher në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore duhej të realizohej në kohë më adekuate, me çrrastë siç u shpreh ai në “Magazina Ekonomike”, do të shmangeshin telashet e thella sikur që është kriza me derivatet e naftës.

    Zeqiri vlerëson se qeveria në këtë rast nuk e ka pas parasysh aspektin e tërësishëm ekonomik, por fokusin e ka pasur të centralizuar vetëm në këtë pikë ku pre-supozohet se do të mbrohet interesi i qytetarëve apo do të mbrohet fuqia blerëse e vendit.

    “Kjo nuk mban ujë për shkak se e kemi bindjen që në rast se dëmtohen kompanitë tregtuese të cilat janë në numër mbi 22 000 kompani, atëherë cenohen edhe vendet e punës në ato kompani që në fund përsëri pëson qytetari i rëndomtë si i punësuar në këto subjekte. Nuk pajtohemi me atë që kompanitë tregtuese janë duke përfituar mbi shpinën e qytetarëve dhe të prodhuesve. Unë këtu e kam bindjen se kompanitë prodhuese mikro dhe të vogla do të pësojnë shumë nga kjo për shkak se kompanitë tregtues do të gjejnë alternativa tjera, nga shtete për rreth dhe në rajon, Dhe kjo nënkupton se jo të gjitha shtetet janë duke e vuajtur krizën njëjtë sikur ne, pra jo gjitha shtete kanë telashe aq shumë të mëdha në prodhim dhe prodhimi në shtetet tjera mund të jetë më i lirë se ne vendin tonë dhe kompanitë tregtuese të vendit mund t’i kthejnë sytë nga furnizimet e jashtme dhe të ngelin kompanitë vendore të cilat prodhojnë këtu pa punë. Dhe interesi duhet të jetë që të mbrohet interesi i prodhuesve vendor, sepse i kemi të pakët dhe kemi një eksport jo shumë të volitshëm”, deklaroi Durim Zeqiri, menaxher në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.

    Lajmi Paraprak

    Sofja: Heqja e vetos, vetëm nëse përfshihen bullgarët në kushtetutën e Maqedonisë

    Lajmi i rradhës

    Protestohet kundër grupit “Lev Tahor”, banorët e fshatit të Ohrit kërkojnë largimin nga vendi – thonë se janë në rrezik!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë