Protestuesit kërkojnë të hidhet poshtë propozimi francez

    Me fishkëllima, vezë dhe letra higjienike ndaj Kuvendit dhe me pankarta në të cilat shkruante “JO”, qytetarët dolën në protestë pikërisht para mbajtjes së fjalimit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lajen dhe seancës së paralajmëruar për propozimin francez.

    Protestuesit edhe njëherë shprehën pakënaqësinë e tyre nga propozimi i BE-së dhe kërkuan që i njëjti të hidhet poshtë nga deputetët dhe pushteti, pasi, siç thonë, është i dëmshëm për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

    ANKETË:
    “Turp është kjo. Pse po presin kaq? A vallë nuk shohin se shteti po na ik, populli është ai që pëson, nuk ka as për bukë. Kjo është turp. Është e turpshme kjo që po bëhet.”

    “Vetë populli tha se është kundër propozimit francez. Domethënë nuk duam ultimatum, duam
    të mbesim maqedonas. E nëse duhet të ketë reciprocitet, atëherë ashtu siç kërkojnë ata që hyjnë në Kushtetutë, kështu të hyjnë edhe të tanët në Kushtetutën e atjeshme.”

    Në protestën e sotme u arrestuan 4 persona. Sot është protesta e 11-të me radhë kundër propozimit francez. Ato filluan më 2 korrik, dy ditë pasi BE-ja ua dorëzoi propozimin autoriteteve maqedonase.

    Disa herë protestat përshkallëzuan dhe si pasojë u lënduan më shumë policë. Sipas informacioneve të MPB-së, nga fillimi i protestave, janë lënduar 54 zyrtarë policorë, 11 prej të cilëve kanë marrë lëndime më të rënda. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “Gjuha maqedonase do të regjistrohet pa fusnotë”

    Lajmi i rradhës

    Plagoset 59-vjeçarja në oborrin e shtëpisë, shkak dasma në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë