Ndërsa janë numëruar deri në orën 06:00 1083 kuti nga 5225 në total, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.26% të votave të grumbulluara.
Ndërkohë kreu i PS Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto në orët e para të kësaj të marte nga ambientet e jashtme të selisë rozë.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron dhe me një imazh të dorës dhe numrit 5, numër i cili ishte ai që përfaqësonte këtë forcë politike në fletën e votimit të 11 Majit.
