Pse dhe si bie shiu! (Video)

    Dukuritë natyrore janë gjithmonë të bukura dhe janë tema për të cilat pyetjet lindin shumë herët. Për të ndihmuar me shpjegimin e shiut, ne do të paraqesim disa mënyra interesante të cilat do të zgjojnë interesin te fëmijët dhe do u ndihmojnë të kuptojnë pse dhe si bie shiu. Këto javët e fundit kam vënë re se shumë të rritur kanë vështirësi të kuptojnë konceptin e shiut si diçka që ndodhë për shkak të ligjeve të natyrës e jo si pasojë e një ndërhyrjeje mbinatyrore ose magjike.

    Kur uji në natyrë (në dete, oqeane, liqene e lumenj) ngrohet, ai fillon të avullojë. Kjo ndodhë sepse uji përbëhet nga grimca të vogla të cilat quhen molekula. Kur uji është i lëngët ato lëvizin, por njëkohësisht janë të lidhura me njëra-tjetrën. Kur uji ngrohet, molekulat fillojnë të lëvizin më shpejt dhe të largohen nga njëra tjetra dhe për pasojë uji kthehet në avull. Avulli është i lehtë dhe ngrihet lart në qiell. Kur ngrihet atje, takohet me ajrin e ftohtë, sepse sa më lart drejt qiellit të shkosh aq më i ftohtë është edhe ajri. Kur arrin te ajri i ftohtë, avulli fillon të ftohet, dhe molekulat e tij fillojnë t’i afrohen njëra-tjetrës njëlloj si gjallesat kur kanë ftohtë. Ky proces quhet kondensim. Pasi molekulat afrohen dhe formojnë pika të vogla uji, neve na duken si një masë e bardhë. Kjo është pak a shumë njëlloj si tymi që na duket si një masë e hirtë. Gjatë kësaj kohe reja lëvizë e udhëton, e bartur nga rrymat e ajrit dhe era. Në re, pikat e vogla të ujit takohen me njëra-tjetrën, bashkohen dhe krijojnë pika më të mëdha. Këto pika janë shumë të rënda për të qëndruar në qiell dhe për këtë arsye bien në tokë. Rënia e këtyre pikave quhet shi.

    Më poshtë mund të shihni një video të animuar dhe instruksionet për eksperimentet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shkupi, kryeqendra europiane e kulturës për vitin 2028

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: opozita është “pro-ruse dhe anti-europiane”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë