Shkupi, kryeqendra europiane e kulturës për vitin 2028

    Shkupi / Fotografia: Nistori

    Titullin kryeqendër europiane të kulturës për vitin 2028, krahas Shkupit dhe Çeske Budjejovice nga Republika e Çekisë, do ta mbajë edhe qyteti Burzh i Francës, përcjell Nistori.

    Sipas rregullave të Komisionit evropian, në vitin 2028 tre qytete do ta mbajnë titullin kryeqendra evropiane të kulturës, përkatësisht dy nga BE-ja (një qytet në Çeki, tjetri në Francë) dhe një qytet në një vend jashtë Bashkimit Evropian, i një vendi anëtar të EFTA/EEA, vend kandidat apo kandidat potencila për anëtarësim në BE.

    Burzhi është qyteti i tretë i cili është shpallur kryeqendër evropiane e kulturës në vitin 2028, ndërsa informatën e kumtoi kryetarja e jurisë, Rosela Tarantino. Qytete të tjera franceze të cilat ishin në konkurrencë me Burzhin, ishin qytetet Ruan, Monpelje dhe Klermon-Feran.

    Çeske Budjejovice, ishte zgjehdur më parë, ndërsa më 20 shtator zyrtarisht u zgjodh edhe Shkupi për kryeqendër të kulturës për vitin 2028 nga një vend jashtë Bashkimit Evropian. Në zgjedhjen përfundimtare, konkurrencë e Shkupit ishte Budva.

    Titulli kryeqendër evropiane e kulturës sjellë prëfitime të konsiderueshme ekonomike dhe turistike dhe ka për qëllim ta stimulojë turizmin kulturor përmes organizimit të ekspozitave, festivaleve dhe ndërtimeve të muzeve.

    Lajmi Paraprak

    Akuza ndërmjet pushtetit dhe opozitës për dështimin e samitit të BE-së

    Lajmi i rradhës

    Pse dhe si bie shiu! (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë