Pse Komuna e Tetovës e ka problem t’i publikojë kontratat në vepër që janë realizuar nëpërmjet “Xhob 2011”?!

    Dje u publikuan kontratat në vepër për tremujorin e dytë të 2022 nga ana e Komunës së Tetovës. Mirërpo, ka kohë që opinioni publik kërkon të dijë se sa kontrata në vepër janë realizuar nëpërmjet agjencisë private. Sipas Besar Durmishit nga Komuna e Tetovës, nuk dihet se sa është i numri i të punësuarve nëpërmjet agjencisë, por ai tha se së shpejti do të publikohet edhe numri i punonjësve me kontratë në vepër që janë realizuar nga agjencia, shkruan Nistori.

    “Ato të cilët janë bërë me agjenci private, ka qenë prej në fillim kërkesë e kryetarit që të gjithë punëtorët që do të punësohen në Komunën e Tetovës me kontratë të cilët janë të punësuar në Komunën e Tetovës nuk kanë sigurim, por janë punëtorë që shërbejnë për një kohë të ckatuar. Ndërsa ato punësime të cilat bëhen në bazë të nevojës që ka Komuna e Tetovës, ku janë të vendosur në bazë të sistematizimit, aty kanë edhe sigurim dhe do t’iu njihen dhe paguhen edhe kontributet tjera. Për këtë arsye është bërë nëpërmjet atij agjencioni që pas dy apo tre-katër viteve, pavarësisht se ata punëtorë ndoshta nuk do të arrijnë të marrin vendim nga pëlqimet të cilat na jep Ministria e Informatikës dhe Shoqërisë. Në qoftë se nuk na jep numër të mjaftueshëm të vendimeve për ata punëtorë, ata ku do të shkojnë në ndonjë vend tjetër u njihet sigurimi dhe përvoja e punës në profesionin që janë të përshtatshëm. Nuk mundet një arkitekt të punojë tetë vite në Komunën e Tetovës, siç ka punuar më parë dhe nuk ka asnjë ditë sigurim dhe nuk i njihet asnjë ditë pune në profesionin e tij. Ndërsa tani, sa ditë që do të punojnë, sa muaj do të punojnë, ata nesër kudo që të shkojnë, janë të profesionalizuar dhe do t’iu njihet sigurimi dhe shumë më lehtë do të mund të kërkojnë punë.” – deklaroi Durmishi.

    Pavarësisht sqarimit, Nistori kërkoi që të publikohet numri i atyre të punësuarve nëpërmjet agjencisë private, siç ishte agjencia “Xhobi 2011”, sepse një gjë e tillë është bërë me kërkesë të komunës dhe janë taksa të qytetarëve dhe për këtë komuna e ka obligim që të jetë transparente.

    Durmishi premtoi para medias se do të publikohet edhe numri i atyre dhe do të njoftohet opinioni për punonjësit me kontratë në vepër të cilat i ka punësuar agjencia private.

    “Ata (agjencia) nuk është kompetencë e komunës për arsye se janë bërë nëpërmjet agjencionit dhe infomacionet mund t’i merrni nga ajo firma e cila i ka bërë ato kontrata. Në qoftë se kjo përbën problem, ne do të komunikojmë me ata dhe do e shohim dhe do t’ju informojmë, por nuk mund t’i publikojmë në faqen tonë (komunës), sepse janë bërë nga ana e tyre. Ne mund të japim të dhëna se sa të punësuar janë.” – shtoi Durmishi.

    Edhe ish-këshilltari i Këshillit komunal nga radhët e BDI-së, Blerim Osmani në Facebook akuzon Komunën e Tetovës për mostransparencë të të punësarve nëpërmjet “Xhob 2011”.

    “Pse udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës nuk e publikon edhe listën me të punësuar që kanë lidhë marrëveshje nëpërmjet agjencisë private për punësim “Xhob 2011″?! Për hirë të zotimit dhe për hirë të transparencës maksimale! – Ashtu siç thonë vet.”

    Përndryshe, Komuna e Tetovës në mars 2022 ka ndarë 300 mijë euro për punësime të reja nëpërmjet një Agjencie private për punësim. Në prokurimet publike rezultoi që Komuna më 31 mars ka zgjedhur Agjencinë private “Xhob 2011” nga Shkupi për t’i ofruar punëtorë komunës së Tetovës e cila në total për rrogat e tyre do të japë 18 milionë e 290 mijë denarë.

    Mbetet të shihet nëse Komuna e Tetovës do t’i publikojë edhe kontratat tjera në vepër të realizuara nëpërmjet agjencisë private, sepse llogaridhënia dhe transparenca janë shtylla kryesore e konceptit të vetëqeverisjes lokale të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ambasada e Rusisë i reagon Pendarovskit

    Lajmi i rradhës

    BE-ja ngrin asete ruse në vlerë prej miliarda dollarësh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë