Pse ministrat e kanë problem të tregojnë pagat e tyre!

    Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri, në pyetje të gazetarëve, ministrat folën edhe për pagat e tyre që u rritën për 78%.

    Sipas zv.kryeministrit dhe ministrit për Sistem Politik, Artan Grubi, paga më e vogël është e zëvendëskryeministrit dhe se është shumë më e vogël nga vendi i punës që ka pasur më parë.

    “Paga më e vogël është e zv.kryeministrit dhe është shumë më e vogël nga paga e vendit të punës që kam pasur më parë. Është mirë që Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim retroaktiv. Nga viti 2011 është ngrirë koeficienti. Nuk ka asgjë të kundërligjshme:, u shpreh Grubi.

    Me insistimin e gazetarëve që të gjithë të pranishmit të tregojnë pagën e tyre, ministri Kreshnik Bekteshi i drejtoi te shërbimet qeveritare.

    “Nuk jemi në shkollë që t’i themi të gjithë pagat tona, do të drejtohesh në Qeveri dhe do ta thonë”, u shpreh ministri Bekteshi.

    Ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se 1.600 funksionarë do të kenë paga më të larta, raporton Telegrafi, ndërsa rritja e pagës është për rreth 1000 euro.

    “Bëhet fjalë për 1.600 funksionarë. Ligji përfshin gjykatës, prokurorë, kryetarë komunash dhe drejtorë”, tha mes tjerash Besimi.

    Lajmi Paraprak

    Stojkovski: Procedurat për kundërvajtje mbeten nëpër labirintet e Gjykatave

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni: Grubi shpërdor zyrat për BDI-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë