Pse ministri Jeton Shaqiri e fsheh helmimin e pesë studentëve në konviktin “Pellagonia” në Shkup?

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA), kanë reaguar për helmimin e studentëve në mezen studentore në konviktin “Pellagonia”. Sipas FNA-së Ministria e Arsimit dhe Shkencës në krye me ministrin Jeton Shaqiri si dhe drejtorin e konviktit “Pellagonia” në Shkup, Agim Fejzullahu, me çdo kusht, mundohen të fshehin faktin se, më shumë se 5 studentë janë helmuar nga ushqimi në mezen e këtij konvikti studentor, përcjell Nistori.

    Nga FNA thonë se, studentëve përveç që u servohet helm në pjatat e tyre, ata për këtë detyrohen të paguajnë nga 3600 denarë në muaj. Studentët, banorë të konvikteve në Maqedoninë e Veriut, me helm përballen nga momenti kur hyjnë në dyert e konviktit, kur përdorin banjon si dhe në dhomat e fjetjes.

    “Nëse alarmi i ndërgjegjes ende nuk i ka rënë drejtorit Fejzullahu dhe të japë dorëheqje nga posti, kërkojmë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ta shkarkojë urgjentisht nga detyra. E nëse i duhen fakte për ta mbështetur këtë, #FNA po i numëron vetëm tri arsye:
    🔴 Helmimi është konfirmuar nga drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq.🔴 Kontrolli i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka konstatuar se higjiena në kuzhinë nuk ka qenë në përputhje me kriteret mikrobiologjike për higjienën që bien në kontakt me ushqimin.
    🔴 Studentët për dy javë janë detyruar ushqimin ta sigurojnë vetë, përkundër obligimit ligjor që këtë ta sigurojë drejtoria e Konviktit. Përveç kësaj, kërkojmë që të gjithë studentët e helmuar nga ushqimi i pasigurtë në mezen studentore të këtij konvikti të dëmshpërblehen si dhe të mos paguajnë as një denarë për një shërbim që i ka çuar ata në spital.” – shtojnë nga Forumi.

    Përveç kësaj, FNA kërkon që të gjithë studentët e helmuar nga ushqimi i pasigurtë në mezen studentore të këtij konvikti të dëmshpërblehen si dhe të mos paguajnë as një denarë për një shërbim që i ka çuar ata në spital. Nga sot kjo meze studentore hapi dyert sërish. Megjithatë, nga vetë fakti që askush nuk po mban përgjegjësi për helmimin e lartëpërmendur, asgjë nuk na siguron se ky rast nuk do të përsëritet sërish. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Papunësia po ulet për shkak të migrimit

    Lajmi i rradhës

    Brazili nën akuza për racizëm algoritmik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë