Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të
    shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,39 %.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-ЕV) rriten për 0,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 denar/litër.

    Nga mesnata EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 68.00 denarë për litër
    EUROSUPER BS – 98 për 70.00 denarë.

    EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 60.50 denarë
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) për 60,00 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Vendimi përfundimtar i UEFA-s për Superligën Europiane, ja çfarë pritet të ndodhë…

    Lajmi i rradhës

    Si të lajmë një të porsalindur?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë