Vendimi përfundimtar i UEFA-s për Superligën Europiane, ja çfarë pritet të ndodhë…

    UEFA njofton vendimet Disiplinore kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës që tentuan të krijonin Superligën Europiane.

    Qëllimi është që situata të zgjidhet përpara se të fillojë “Euro 2020”. Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, data më e mundshme për vendimin është e mërkura, megjithëse kjo do të jetë larg përfundimit të çështjes. Klubet tashmë kanë përgatitur ankesa në gjykatat civile si dhe gjykatat sportive. Është e mundur që ata mos të përjashtohen nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por thjesht mund të marrin një gjobë.

    Me shumë mundësi klubet nuk do të përjashtohen nga Champions League për sezonin e ardhshëm por do t’ia hedhin vetëm me një gjobë. Juventus, Barca dhe Real Madrid janë të vetmit që janë ende të përkushtuar në projektin e Superligës pasi nëntë të tjerët u tërhoqën brenda 48 orësh prej themelimit të saj.

    Lajmi Paraprak

    Spanja rihap kufijtë për turistët e vaksinuar

    Lajmi i rradhës

    Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë