Publikohen pamjet kur ekipi i DMSh-së nga Maqedonia nxjerr të gjallë një grua nga rrënojat e tërmetit në Turqi (Video)

    Ekipet e reagimit të shpejtë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuar nga rrënojat si pasojë e tërmetit në Ajdaman të Turqisë një grua të moshës 38 vjeçare, përcjell Nistori.

    Momenti i nxjerrjes së gruar nga rrënojat, nga ekipet e kërkim shpëtimit të Drejtorisë është publikuar në Facebook.

    Tërmeti që goditi rajonin pranë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, tashmë ka marrë jetën e më shumë se 23 mijë personave. Ky rajon është shtëpi e 13.5 milionë njerëzve.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit gjatë natës të së enjtes për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Tërmeti ishte me magnitudë 7.8 shkallësh. /Nistori/ 

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Kulturës ndan 12.5 milionë euro për këtë vit për projekte në fushën e kulturës

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të dini rreth skadencës së produkteve kozmetike – Kur duhet t’i hidhni ato

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë