Ministria e Kulturës ndan 12.5 milionë euro për këtë vit për projekte në fushën e kulturës

    12.5 milionë euro janë ndarë këtë vit për projekte në fushën e kulturës nga ana e Ministrisë së Kulturës, që është 5 milion euro më pak se vitin e kaluar. Ministrja Stojçevska tha se gjatë përzgjedhjes së projekteve janë marrë parasysh cilësia, interesi publik, përkrahja e të rinjve si dhe aspekti i barazisë gjinore. Ajo shtoi se komisioni përkatës ka pasur parasysh se viti 2023 është vit i disa jubileve dhe përvjetorëve të rëndësishëm, si dhe i përmendi disa nga ato.

    “Viti 2023 është vit i disa jubileve përvjetorëve të rëndësishme, komisionet këtë fakt e kanë pasur parasysh. Duke përkrahur këto projekte, 60 vjetori i tërmetit katastrofal në Shkup, viti i Aco Shopov, 120 vjet nga kryengritja e ilindenit, 120 vite nga publikimi i librit për punët maqedonase nga Kërste Petkov Misirkov dhe 70 vite nga themelimi i Institutit për gjuhën maqedonase. Gjithashtu, përkrahje morën edhe jubiletë, 115 vjet nga lindja e Kosta Racin, 120 vjet nga lindja e artistit Nikolla Martinovski si dhe 75 vjet në skenë të AKV Emin Duraku dhe “Jeni Jol”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – ministre e Kulturës.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa të dielën vendos për (mos)daljen nga Qeveria

    Lajmi i rradhës

    Publikohen pamjet kur ekipi i DMSh-së nga Maqedonia nxjerr të gjallë një grua nga rrënojat e tërmetit në Turqi (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë