PUBLIKOHET LISTA e kontratave në vepër në komunën e Tetovës për vitin 2021 (Dokument)

    Presioni i medias deri më tani ka qenë që kryetari i ri i komunës së Tetovës të publikojë listën me e kontrata në vepër të realizuara në vitin 2021. Sot në ueb-faqen e komunës është publikuar listën dhe bëhet fjalë për 812 kontrata, shkruan Nistori.

    Kontratat, sipas komunës janë realizuar ndërmjet të dy palëve – komunës së Tetovës, edhe atë që nga udhëheqësia e kaluar lokale.

    “Persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga struktuarat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

    Komuna njofton se transparenca për publikimin e të gjitha kontratave në vepër në ueb-faqen dhe faqen zyrtare të komunës në facebook, do të vazhdojë të publikohet rregullisht për çdo muaj.

    SHTYP KËTU PËR TË PARË LISTËN E PLOTË TË KONTRATAVE NË VEPËR.

    Lajmi Paraprak

    Vuçiq: Gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin

    Lajmi i rradhës

    Stephen Constantine, trajneri më i suksesshëm anglez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë