Publikohet video-incizimi i djegies së qendrës kulturore në Manastir

    Në rrjetet sociale është publikuar një video më e gjatë nga kamerat e sigurisë pranë qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir, e cila tregon të gjithë incidentin e djegies së qendrës.

    Në video shihet se si Lambe Alabakovski, i cili e ka pranuar fajin, e djeg klubin bullgar “Ivan Mihajllo” në Manastir.

    Ngjarja në të cilën është djegur hyrja e qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir ka ndodhur më 4 qershor të këtij viti.

    Tri ditë më vonë, më 7 qershor, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se autori i krimit ishte arrestuar dhe se ai e kishte pranuar fajësinë, pas së cilës u mësua se autori i krimit ishte këngëtari i njohur maqedonas Lambe Alabakovski.

    Lajmi Paraprak

    Shtetasit e RMV-së ndihmojnë qytetarët e Kosovës ilegalisht të kalojnë në Europë

    Lajmi i rradhës

    “Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë